Ballina Sport Futboll Muriqi do ta ketë partner në sulm anglezin e shumëkërkuar

Muriqi do ta ketë partner në sulm anglezin e shumëkërkuar

Fenerbahçe po bën përforcime të mëdha në repartin e sulmit.

Pas rikthimit të Vedat Muriqit, gjiganti turk ka arritur marrëveshje me ish-yllin e Manchester Unitedit, Mason Greenwood në një nga marrëveshjet e mëdha në futbollin turk.

Anglezi pritet që të zyrtarizohet sot nga Fenerbahçe si përforcimi më i ri i kësaj merkatoje, teksa do të ketë mundësi që të krijojë një partneritet në sulm me yllin e Kosovës.

Greenwood, ishte së fundmi te Marseille ku bëri 81 paraqitje dhe shënoi 48 gola, duke u bërë një nga lojtarët më të mirë të Ligue 1.