Anulohet ndeshja Roma-Tottenham

Roma kishte planifikuar një turne në Azi. Sfidat me Wolverhampton, Incheon United dhe Tottenham ishin planifikuar në këtë tur.

Ndeshja kundër Spurs ishte caktuar për 26 korrik në Singapor. Megjithatë, klubi Giallorossi ka vendosur të anulojë udhëtimin drejt Azisë për shkak të mos mbërritjes së pagesave të dakorduara mes palëve.

Roma do të ndërroj destinacion dhe pjesën e stërvitjes do ta zhvillojë në Portugali.