Anulohet stërvitja e Kombëtares së Kosovës

Është anuluar stërvitja e Kombëtares së Kosovës në futboll e paraparë të zhvillohet sot me fillim nga ora 16:00.

Kjo për shkak të disa vonesave të të disa lojtarëve për shkak të disa vonesave të linjave ajrore për në aeroporton e Prishtinës.

Vonesat në linjat ajrore për shkak të motit të ligë dhe ardhja me vonesë e futbollistëve në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, kanë bërë që përzgjedhësi Bernard Challandes të vendosë për rigjenerim dhe stërvitje fitnesi të ekipit në hotel “Emerald”, thuhet në njoftimin e FFK-së.