Aplikacioni ChatGPT në iOS mbërrin në 11 vende të botës, në mesin e tyre edhe Shqipëria

Aplikacioni një funksionalitet më tepër krahasuar me uebsajtin duke lejuar njerëzit të bëjnë pyetje përmes komandave zanore.

OpenAI lançoi aplikacionin ChatGPT për iOS në SHBA në mesin e muajit Maj dhe tashmë po mban premtimin duke e zgjeruar në 11 vende të botës.

Çuditërisht në mesin e këtyre vendeve është edhe Shqipëria krahas Kroacisë, Francës, Gjermanisë, Irlandës, Xhamajkës, Koresë së Jugut, Zelandës së Re, Nikaraguas, Nigerisë dhe Britanisë.

Aplikacioni ChatGPT funksionon dhe ngjan njëlloj si uebsajti me historikun e bisedave që sinkronizohet mes kompjuterit dhe iPhone. Abonentët e ChatGPT Plus mund të aksesojnë GPT-4 përmes aplikacionit dhe të marrin përgjigje më të shpejta.

Aplikacioni një funksionalitet më tepër krahasuar me uebsajtin duke lejuar njerëzit të bëjnë pyetje përmes komandave zanore.

Në lidhje me disponueshmërinë globale të aplikacionit ChatGPT, OpenAI tha se do të vijë së shpejti. Kujtojmë se ChatGPT nuk është ende në smartfonët Android. /PCWorld Albanian