Aplikacioni Threads rival i Twitter kalon 30 milionë regjistrime

Është protokolli i cili fuqizon shërbimet e decentralizuara si Mastodon dhe që njihet kolektivisht si Fediverse.

Aplikacioni rival Threads i Twitter ditën e djeshme doli live dhe pasi kaloi 10 milionë regjistrime në 7 orët e para, Zuckerberg shkroi për herë të dytë duke thënë se aplikacioni kishte 30 milionë regjistrime.

Threads është i disponueshëm globalisht me përjashtim të Evropës ndërsa numri i lartë i regjistrimeve tregon fuqinë e Meta për të rritur shërbimet e saj krahasuar me aplikacione të tjera që kanë tentuar të rivalizojnë Twitter siç është Bluesky.

Me Threads, Meta do të konkurrojë me Meta dhe alternativat si Mastodon. Do të jetë nën drejtimin e ekipit të CEO-s së Instagram Adam Mosseri i cili synon ta bëjë aplikacionin të përshtatshëm me ActivityPub.

Është protokolli i cili fuqizon shërbimet e decentralizuara si Mastodon dhe që njihet kolektivisht si Fediverse.

Threads është i lidhur ngushtë me Instagram dhe ndërtuar në të njëjtën platformë duke i dhënë Meta mundësi të mëdha reklamimi.