Titulli i ri Call of Duty do të jetë Black Ops 6

Microsoft synon ta përdorë edicionin e ri të Call of Duty për të shtuar numrin e abonimeve në Game Pass. WSJ raportoi se do të jetë titulli i parë që shfaqet në Game Pass në ditën e lançimit.

Activision njoftoi se loja e ardhshme Call of Duty do të quhet Black Ops 6. Publikuesi përditësoi uebsajtin e lojës për të zbuluar titullin.

Loja pritet të zbulohet zyrtarisht më 9 Qershor në Blacks Ops 6 Direct Stream. Pritshmëritë për Black Ops 6 janë që seritë të vazhdojnë në vitin 1980 të lojës së kaluar Black Ops: Cold War deri në Luftën e Gjirit në 1990-91.

Microsoft synon ta përdorë edicionin e ri të Call of Duty për të shtuar numrin e abonimeve në Game Pass. WSJ raportoi se do të jetë titulli i parë që shfaqet në Game Pass në ditën e lançimit.

Më shumë rreth Black Ops 6 do të dëgjojmë më 9 Qershor, menjëherë pas Xbox Games Showcase. /GameWorld Albanian