Aplikacioni Threads sjell tre funksionalitet të reja të rëndësishme

Funksionalitetet e reja përfshijnë mundësinë për të dërguar në postim Threads përmes mesazheve të Instagram, një mënyrë për të shtuar tekst alternativ në foto dhe video dhe një buton i ri me të cilin mund të përmendni llogarinë e dikujt tjetër në Threads.

Threads, aplikacion konkurrent i Twitter, është pajisur me disa veçori të reja këtë javë sipas një postimi nga CEO Mark Zuckerberg.

Funksionalitetet e reja përfshijnë mundësinë për të dërguar në postim Threads përmes mesazheve të Instagram, një mënyrë për të shtuar tekst alternativ në foto dhe video dhe një buton i ri me të cilin mund të përmendni llogarinë e dikujt tjetër në Threads.

Për të ndarë një postim përmes mesazheve të Instagram klikoni ikonën në formë aeroplani në një postim të caktuar. Për të shtuar tekst alternativ, filloni një postim, shtoni foto dhe video duke përdorur ikonën në formën e kapëses së letrës dhe më pas butonin “Alt” që shfaqet tek imazhi.

Raportohet se butoni i përmendjes ende nuk është aktivë por mund të bëhet duke përdorur simbolin @ dhe shkruar emrin e përdoruesit që dëshironi të citoni.

Këto përditësime janë të rëndësishme megjithatë përdoruesit po presin diçka akoma më të madhe siç është një ueb aplikacion që mund ta aksesojnë nga kompjuteri dhe një funksionalitet më të mirë kërkimi.