Apple dërgoi përditësimin e iOS 17.2 i cili do të sjellë mbështetjen për standardin e karikimit wireless Qi2 në iPhone 13 dhe iPhone 14. Kompania thotë se iPhone 15 dhe 15 Pro ofrojnë mbështetje për Qi2 por aktualisht nuk ka karikues Qi2 për të blerë. Me Qi2 shpejtësia e karikimit rritet në 15W. Për telefonët Android do të thotë karikim më i shpejtë wireless dhe qasje në një ekosistem të madhe karikuesish wireless magnetikë. Për iPhone do të thotë shpejtësi karikimi në nivelin e MagSafe pa paguar çmimet e MagSafe. Aktualisht nëse karikoni iPhone me një karikues magnetik wireless që nuk ka certifikimin MagSafe, shpejtësitë nuk kalojnë 7.5W por nëse përdorni një karikues MagSafe mund të shikoni shpejtësi deri në 15W. Ajo që mbetet për tu parë është çfarë shpejtësish do të merrni me iPhone 13 dhe iPhone 14 përmes karikuesit Qi2. Ndërsa Apple ka konfirmuar se familja iPhone 15 karikohet me 15W në Qi2, nuk ka konfirmuar ende për modelet e kaluara iPhone. Kujtojmë se Apple ka lançuar versionin kandidat të iOS që vjen disa ditë përpara se softueri të bëhet publikisht i disponueshëm për të gjithë përdoruesit

Kompania ka lançuar tashmë Android 14 dhe One UI 6 për dhjetëra pajisje ndërsa dita ditës kjo listë pasurohet më tutje.

Pas një jave ndërprerje, Samsung vijoi përsëri zgjerimin e përditësimeve të Android 14 duke përfshirë Galaxy Tab S9 FE dhe Galaxy S21 FE.

Kompania ka lançuar tashmë Android 14 dhe One UI 6 për dhjetëra pajisje ndërsa dita ditës kjo listë pasurohet më tutje.

Këtë javë janë në vëmendje pajisjet buxhetor ku përfshihet Galaxy Tab S9 FE lançuar së fundi. Përditësimi i tabletit ka filluar në Europë ndërsa në javët në vijim do të përfshijë edhe vende të tjera të botës.

Gjithashtu Galaxy S21 FE po merr One UI 6. Përditësimi u shfaq në SHBA për operatorin e Verizon ndërsa gradualisht në ditët në vijim do të mbërrijë edhe tek modelet pa operator.

Nga ana tjetër disa seri Galaxy A po përditësohen, konkretisht Galaxy A52s dhe Galaxy A33. Raportohet se edhe Galaxy A14 LTE po përditësohet në One UI 6.