Apple hap teknologjinë e pagesave mobile për rivalët

Komisioni Europian tha se oferta e Apple do të ishte e vlefshme për 10 vite dhe mbi 3 mijë banka në Europë ofrojnë Apple Pay.

Apple do të hapë sistemin e saj të pagesave “tap-and-go” në Europë për rivalët e saj ndërsa shefja e konkurrencës në Bashkimin Europian tha se gjiganti i iPhone ka ende punë për të bërë me praktikat e biznesit nëse dëshiron të jetë në përputhje me rregulloret Europiane të teknologjisë.

Kompania përballet me tre hetime nën Aktin e Tregjeve Dixhitale (DMA), i cili synon ti detyrojë gjigantët e teknologjisë të ofrojnë mundësi të barabarta për rivalët e tyre duke ju dhënë përdoruesve më shumë zgjedhje.

Muajin e kaluar Vestager tha se rregullat e App Store janë në shkelje të DMA ndërsa BE—ja nisi hetimin e kushteve kontraktore të reja për zhvilluesit dhe dyqanet rivale të aplikacioneve.

Ajo tha se që atëherë nuk ka parë asgjë konkrete nga Apple për të qenë në përputhje me DMA. Por ditën e Enjte Vestager tha se BE-ja ka pranuar ofertën e Apple për të hapur sistemet e pagesave në lëvizje për rivalët duke i dhënë fund një hetimi të gjatë 4-vjeçar që mund të kishte përfunduar në një gjobë të majme.

Komisioni Europian tha se oferta e Apple do të ishte e vlefshme për 10 vite dhe mbi 3 mijë banka në Europë ofrojnë Apple Pay.

Teknologjia “tap-and-go” e Apple quajtur “near-field communication”, ose NFC, mundëson pagesat pa kontakt me portofolët mobilë. Tani zhvilluesit do të kenë qasje në NFC për të zhvilluar aplikacionet e tyre për portofolët rivalë.

Kujtojmë se në Mars Apple u godit nga një gjobë prej 1.84 miliardë euro, e para nga Bashkimi Europian që ka të bëjë me konkurrencën e pandershme në dëm të Spotify.