Apple lançon iOS 17.2 me aplikacionin e ri Journal

iOS 17.2 është i disponueshëm për të gjithë telefonët të cilët kanë kaluar në iOS 17 duke filluar nga iPhone XS, XS Max dhe XR në 2018-ën dhe gjeneratën e tretë të iPhone SE.

Përditësimi më i fundit iOS 17.2 i Apple për iPhone është i disponueshëm për shkarkim. Ky përditësim sjell aplikacionin e ri Journal i dizajnuar për të shkruar rreth momenteve të jetës me opsione për të marrë të dhëna nga telefoni apo për të regjistruar video hapësinore.

Lançuar në WWDC në Qershor, Journal është një aplikacion me në fokus shëndetin dhe mirëqenien e përdoruesit i cili përmes tij mund të reflektojë për momenteve të vogla dhe të mëdha në jetë.

Edhe pse ndërfaqja duket bazike, një prej pikave të forta të tij është aftësia për të njohur momente bazuar në të dhënat e telefonit përfshirë vendet ku keni qenë, fotot që keni realizuar apo ushtrimet që keni bërë.

Më pas shkruan sugjerime në bazë të këtyre momenteve. Sakaq videot hapësinore regjistrojnë nga kamera kryesore por edhe ultra-wide në të njëjtën kohë për të krijuar pamje 3D.

Tjera veçori të iOS 17.2 janë opsioni për të ndryshuar funksionalitetin e Action Button në iPhone 15 Pro dhe 15 Pro Max për të përkthyer, një mini-aplikacion për Weather dhe funksionalitete të reja për Messages.

Përditësimi gjithashtu sjell mbështetjen për Qi2 në iPhone 13 dhe iPhone 14 duke mundësuar karikim wireless 15W pa pasur nevojë për një karikues MagSafe.

iOS 17.2 është i disponueshëm për të gjithë telefonët të cilët kanë kaluar në iOS 17 duke filluar nga iPhone XS, XS Max dhe XR në 2018-ën dhe gjeneratën e tretë të iPhone SE.