Apple nuk i ofron më këto produkte pas njoftimit të serisë iPhone 17

Apple prezantoi një mori pajisjesh të reja, duke sjellë serinë më të fundit të pajisjeve iPhone, Apple Watch dhe AirPods.

Megjithatë, një vizitë në faqen e internetit Apple.com zbulon se disa produkte të vjetra nuk janë më në katalogun e ofertës

Ja produktet që kompania e Cupertino tërhoqi nga oferta pas ngjarjes “Awe dropping”:

iPhone 16 Pro, iPhone 16 Pro Max

iPhone 15, iPhone 15 Plus

Apple Watch Ultra 2, Apple Watch Series 10, Apple Watch SE 2