Apple Watch Series 11 do të vijë me një ekran më të ndritshëm

Apple ka paralajmëruar ngjarjen e saj të madhe që do të mbahet më 9 shtator.

Në këtë event pritet të prezantohet gjenerata e re e iPhone 17, së bashku me Apple Watch Series 11, Watch Ultra 3 dhe një model të ri të Watch SE.

Dhe raportimet nga Bloomberg thonë se Watch Series 11 do të ketë një ekran më të ndritshëm, me kulmin e ndriçimit prej 2,000 nits, krahasuar me modelin e mëparshëm.

Megjithatë, dizajni i orës nuk pritet të ndryshojë shumë nga ai i Series 10.

Apple gjithashtu do të sjellë ngjyra dhe rripa të rinj për versionin e ri, duke zëvendësuar disa oferta të mëparshme.

Kompania po punon edhe për të zgjidhur problemet e modelit Jet Black që kishte çarje në Series 10.