
Arabia Saudite dhe Katari kanë nënshkruar një marrëveshje historike për ndërtimin e një linje hekurudhore me shpejtësi të lartë që do të lidhë Riadin me Dohën. Projekti, i pari i këtij lloji mes dy vendeve të Gjirit, pritet të përfundojë brenda gjashtë viteve.
Linja hekurudhore synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe lidhjet rajonale, si dhe të lehtësojë udhëtimin e pasagjerëve dhe mallrave ndërmjet dy shteteve. Zyrtarët e të dy vendeve e kanë përshkruar projektin si një hap të rëndësishëm drejt integrimit më të madh të infrastrukturës në Gjirin Persik. /mesazhi







