Arben Vitia kërkon që Qeveria të shpallë emergjencë për shëndetin publik

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të shpallë gjendje emergjente për shëndetin publik.

Ka shkruar në nëntë numri i të prekurve me koronavirus në Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, raporton lajmi.net.

Duke e parë këtë gjendje, Vitia po ashtu ka bërë të ditur se ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që t’i propozojë Qeverisë shpalljen e emergjencës për shëndetin publik.

Njoftimi i plotë i ministrit Vitia, pa ndërhyrje:

Të nderuar qytetarë,

Para pak minutash bazuar në rezultatet e testimeve u konfirmuan edhe katër raste reja pozitive me virusin SARS-CoV-2 (coronavirus).

Tri raste nga Komuna e Malishevës, që të tre persona kontakti të një pacienteje të diagnostikuar pozitive me COVID-19, me datë 14.03.2020 dhe rasti i katërt është personi nga Komuna e Podujevës. Përfshirë edhe rastet e mëhershme, tani më në Kosovë kemi të konfirmuara 9 raste pozitive me COVID-19.

Bazuar në situatën e krijuar dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të popullatës, porsa kërkova nga Kryeministri, Albin Kurti, që t’i propozojë Qeverisë shpalljen e emergjencës për shëndetin publik.

Të dashur qytetarë ju ftojmë të bashkëpunojmë në menaxhimin e kësaj situate.

Kjo duke ndjekur rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, si dhe duke qëndruar në shtëpitë tuaja, që të kujdesemi për shëndetit njëri-tjetrit. Reduktoni daljet veç në raste emergjente.

Ju faleminderit për mirëkuptim!.