Ardhja e mërgimtarëve, MPB bënë të ditur gjendjen në pikat kufitare

Me afrimin e festave të fundivitit, ka filluar të vërehet edhe fluksi i mërgimtarëve në pikat kufitare në Kosovë.

Ndonëse në vikend është vërejtur fluks më i madh, mëngjesin e së hënës gjendja në pikat kufitare është e qetë dhe nuk ka pritje të gjata.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme në hyrje të pikave kufitare në Kosovë nuk janë më të gjata se 10 minuta.

Pothuajse në të gjitha pikat kufitare, pritjet janë nga 3 deri në 5 minuta.

Njëjtë është edhe në dalje të pikave kufitare, ku pritja më e gjatë është 5 minuta.