Armiqtë e Amerikës do të “Tronditen nga Frika”

Gjatë inaugurimit të aeroplanbartësit të ri amerikan, presidenti, Donald Trump, tha se ai dërgon “mesazh prej 100 mijë tonelatave për në botë” për forcën e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara. Mëtutje, gjatë inaugurimit të mbrëmshëm të aeroplanbartësit të ri, me emrin e ish-presidentit amerikan, Gerald Ford, zoti Trump theksoi se aleatët amerikan mund të relaksohen, por armiqtë e Amerikës do të “tronditen nga frika”, kur ata ta shohin anijen e re.

Donald Trump vlerësoi se kjo luftanije, që ka kushtuar 12.9 miliardë dollarë dhe është ndërtuar për tetë vite, është një “punë e jashtëzakonshme moderne”.Pjesëmarrja e presidentit amerikan në ceremoninë për luftanijen, USS Ford, në Norfolk të Virxhinias, në kuadër të javës me emrin, “Prodhuar në Amerikë”, është paraparë për promovimin e artikujve të prodhuar në Shtetet e Bashkuara./Rel/

“Fuqia amerikane është më e mira dhe ne po bëhemi gjithnjë e më të mirë, për çdo ditë të administratës sime”, tha Donald Trump.Aeroplanbartëssi i ri, me repart atomik, do t’i ketë afro 2,600 marinarë dhe pritet që të shërbej për 50 vjet./Mesazhi/