Aro Muric kushton 4 milionë funte

Goalkeeper Arijanet Muric of Adana Demirspor during the Turkish super league football match between Basaksehir and Adana Demirspor at Basaksehir Fatih Terim Stadium in Istanbul , Turkey on November 01 , 2021. PUBLICATIONxNOTxINxTUR

Portieri i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric pritet të ndërrojë skuadër.

Aro ka luajtur vitet e fundit në huazim larg Manchester City. Këta të fundit duan që këtë merkato ta shesin përfundimisht kartonin e kosovarit.

Interesim për portierin ka nga disa skuadra, por City ka bërë të qarta dy qëndrime, përcjell lajmi.net.

City kërkojnë 4 milionë funte për të lëshuar kartonin e gardianit, Aro Muric.

Po ashtu, ‘Citizens’ nuk pranojnë assesi që lojtari të largohet në formë huazimi.

Për transferimin e Aro Muric për 4 milionë funte po punon skuadra e Burnley, e cila pritet të finalizojë marrëveshjen për 23 vjeçarin.