Ballina Lajmet Kosovë Arrestohen edhe dy të dyshuar tjerë për grabitjen në Shtime

Arrestohen edhe dy të dyshuar tjerë për grabitjen në Shtime

Sot janë arrestuar edhe dy persona tjerë të dyshuar për rastin e vjedhjes në Godanc të Shtimes, ku mbeti i vdekur një person dhe dy të tjerë u arrestuan, transmeton Klan Kosova.

Këtë për klankosova.tv e konfirmoi Mehmetali Hajdini, major i  Stacionit të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Ai tha se të dyshuarit A.T dhe A.M. janë arrestuar në Prishtinë, duke shtuar se ata janë rreth moshës 44 vjeçare.