Arrestohen katër persona në Prishtinë – Policia konfiskon drogë, vetura, para dhe revole

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona në Prishtinë, si dhe ka konfiskuar drogë, vetura, para dhe revole

Siç njofton Policia, më datë 22.05.2023 rreth orës 17:30 pas hetimeve disa mujore, informatave të siguruara dhe në zbatim të urdhëresave të gjykatës, Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotikë (DHTN) në Prishtinë e asistuar nga Njësia për reagim të shpejtë (NJRSH) ka organizuar një plan taktik në Prishtinë, ku në flagrancë janë arrestuar katër (4) persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’.

Gjatë operacionit policor janë arrestuar personat e dyshuar meshkuj kosovar të cekur në vijim me iniciale dhe vitin e lindjes: 1. A. N. (1969) 2. A. I. (1990) 3. A. N. (1977) dhe 4. D.Sh. (1989

Operacioni policor, ka rezultuar me sekuestrimin e provave/dëshmive materiale si në vijim:

(785.5) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë
(0.2) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë
(10.2) gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë
(1) armë zjarri- revole
(2) karikatorë
(14) fishekë
(9267) euro
(450) franga
(1700) lekë
(10) dollarë kanadez
(3) telefona celular
(3) peshore digjitale
(2) automjete