Arrin Aventador SVJ ekstrem

Më 23 gusht, Lamborghini do të prezantojë modelin Aventador Superveloce Jota (SVJ), i cili do të jetë i pozicionuar në rangun sipër Aventador SV.

Sipas prodhuesit italian, Aventador i ri do të tejkalojë versionet ekzistuese të këtij modeli.

Në krahasim me variantin Superveloce (SV) që prodhon 740 kuaj fuqi, model SVJ ka një 20 kuaj fuqi më shumë, transmeton KosovaPress.

Lamborghini ka zbuluar se Aventador SVJ ka përmirësuar ndjeshëm aerodinamikën në krahasim me modelin SV.

Pavarësisht përmirësimeve të shumta, Aventador SVJ ka një masë relativisht të ulët prej 1,525 kg.

Lamborghini do të paraqesë bishën e tij të re në Kaliforni, në fund të këtij muaji.