“Arsenal – Mustafi, punë e kryer”

Arsenali raportohet se ka arritur marrëveshje me Valencian për transferimin e Shkodran Mustafit.

Goal.com raporton se Mustafi do t’i kryej testet mjekësore të premten në Londër.

Gjithashtu bashkë me mbrojtësin shqiptar Arsenalit do t’i bashkohet edhe Lucas Perez i Deportivos.

Mësohet se Shkodrani do t’i kushtoj Wengerit plot 40 milionë euro, ndërsa Perez 20 milionë.