Arsenali fiton me rezltat të thellë në udhëtim te Leeds United

Arsenali ka fituar me rezultat të thellë 4-1 në udhëtim te Leeds United në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Ligën Premier.

Topçinjtë kanë vazhduar me formë të lartë në kampionat duke marrë edhe fitoren e tretë radhazi dhe duke betonuar përkohësisht pozitën e katërt.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë shumë më të mirë të mysafirëve londinez, të cilët përveç rasteve arritën t’i shënojnë edhe tri gola.

Martinelli ishte i papërmbajtshëm në fillim duke shënuar në minutën e 16-të për 0-2, ndërsa i njëjti shënoi edhe në minutën e 28-të për 0-2 pas asistimit të Granit Xhakës.

Në minutën e 42-të ishte anglezi Bukayo Saka, i cili shënoi për epërsinë 0-3 dhe me këtë rezultat ekipet shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë thuajse e barabartë, me të dyja skuadrat që krijuan raste dhe gjetën nga një herë golin.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 75-të dhe ishte braziliani Raphinha, i cili shënoi nga penalltia për 1-3, ndërsa Emile Smith-Rowe (84′) shënoi për rezultatin përfundimtar 1-4.

Pas kësaj fitore, Arsenali e sheh veten në pozitën katërt me 32 pikë, ndërsa Leedsi zë vendin e 16-të me 16 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Topçinjtë luajnë në udhëtim te Norwich City, ndërsa Leedsi udhëton te Liverpooli.