Pasi dështoi për t’i siguruar shërbimet e Mykhaylo Mudrykut, skuadra e Arsenalit ka kthyer interesimin nga një sulmues tjetër krahu. Bëhet fjalë për francezin Moussa Diaby, i cili po shkëlqen këtë sezon te skuadra e Bayer Leverkusenit.
Arsenali ka bërë gati një ofertë mbi 60 milionë euro për ta bindur ekipin gjerman në lirimin e 23-vjeçarit gjatë këtij muaji, pasi trajneri Mikel Arteta po insiston të forcohet në repartin e sulmit.
Diaby ka shënuar tetë gola dhe ka bërë katër asistime këtë sezon në 25 ndeshje për Leverkusenin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025.
Ai është pjesë e Leverkursenit prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Paris Saint-Germaini.








