Arsenali mposhtet nga Manchester City, humb vendin e parë në Premier League

Skuadra e Manchester Cityt ka arritur një fitore të madhë si mysafir i Arsenalit në ‘Emirates’ në ndeshjen e vlefshme për Premier League.

Ana e Pep Guardiolas fituan me rezultatin 1 me 3 ndaj kundërshtarëve të Mikel Artetas, në një ndeshje tejet spektakolare në Londër, shkruan Lajmi.net

Ishin mysafirët që me golin e Kevin De Bruyne kaluan në epërsi në minutën e 24’të.

Goli i barazimit u shënua nga Saka në minutën e 42’të nga pika e bardhë e penalltisë.

Në pjesën e dytë, mysafirët u treguan më të fuqishëm ku me dy golat nga Jack Grealish dhe Erling Haaland, e vulosën fatin e këtij takimi.

Tani skuadra e Manchester Cityt i prinë tabelës me 51 pikë, aq sa ka edhe Arsenali po që kjo e fundit ka një ndeshje më pak të zhvilluar.