“Arsenali nuk është pretendent për titull”

Topçinjtë po kalojnë në një formë mjaft të mirë.

Arsenali sonte luan me Leicester Cityn në ndeshjen e fundit të kësaj xhiroje në Premier Ligë.

Trajneri i Leicester, Claude Puel ka përgëzuar ekipin e Unai Emery për formën e treguar në javët e fundit, por dyshon se Arsenali mund t’ia dalë të luftojë për titullin e kampionit.

“Ata po luajnë mirë dhe kanë një seri pozitive të rezultateve”, ka thënë Puel.

“Por të shohim ,pasi sezoni është i gjatë dhe nuk e besoj se Arsenali mund të rivalizojë me disa ekipe tjera për titullin e kampionit”.

Pas tetë xhirove të luajtura, Arsenali ka 18 pikë dhe mbanë pozitën e pestë në tabelë.