Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore 2:1 ndaj Brightonit në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Premier League.
Golat për “Topçinjtë” i shënuan: Odegaard dhe Rutter (autogol).
Kurse të vetmin për mysafirët e shënoi Gomez në minutën e 64’të.
Me këtë fitore, Arsenali rikthehet në pozitën e parë me 42 pikë, dy më shumë se vendi i dytë, Manchester City.








