Arsenali shënon fitore të thellë, shënon Xhaka

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, e ka nisur mirë vitin 2019, pasi ka shënuar golin e parë ndaj Fulhamit.

Arsenali ka shënuar fitore 4-1 ndaj Fulhamit, në ndeshjen e 21-të të këtij sezoni në Premierligë, ku Xhaka e ka sjellë në epërsi klubin e tij me golin e shënuar në minutën e 25-të. Realizues të fitores ishin edhe Lacazette (55’), Ramsey (79’) dhe Aubameyang (83’), kurse për Fulhamin golin e vetëm e shënoi Kamara (69’).

Fitoria e Arsenalit vie, pas humbjes së thellë që pësuan gjiron e kaluar nga Liverpooli.

Arsenali ka pozitën 5-të në Premierligë me 41 pikë, kurse e Fulhami është i 19-ti me 14 pikë