Asistentët AI po vinë në makina falë TomTom dhe Microsoft

Teknologjia përdor modelet gjuhësore të OpenAI krahas produkteve të Microsoft si Azure Cosmos DB dhe Azure Cognitive services.

TomTom prezantoi një “asistent AI bashkëbisedues plotësisht i integruar” i cili së shpejti do të vendoset në platformat infotainment të makinave.

Kompania bëri deklarata të forta në lidhje me AI duke thënë se ofron ndërveprimin zanore më të sofistikuar në një makinë ku përdoruesit mund të flasin natyrshëm me të për të naviguar,  gjetur hapësira ndalimi, kontrolluar sistemet e tjera, hapur dritare dhe thuajse çdo gjë tjetër që duhet bërë manualisht sot gjatë drejtimit të makinave.

Kompania, e shquar për platformat e saj GPS, ka bashkëpunuar me Microsoft për të zhvilluar këtë asistent AI. Teknologjia përdor modelet gjuhësore të OpenAI krahas produkteve të Microsoft si Azure Cosmos DB dhe Azure Cognitive services.

Comos DB është një databazë me shumë modele ndërsa Cognitive Services është një set API për tu përdorur në aplikacionet AI.

TomTom premton se asistenti zanor do të integrohet në një sërë ndërfaqesh të ofruara nga prodhuesit kryesorë të automobilave, duke deklaruar se kompania e automjeteve do të mbajë pronësinë e markës së saj.

Kjo nuk është hera e parë që një kompani përpiqet të vendosë AI gjeneruese brenda një makine. Në Qershor Mercedes nisi një program tre mujor që inkorporonte modelet ChatGPT në disa modele.