Skuadra e Interit ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Hellas Veronas, në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Serie A.
Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani.
Asllani shënoi nga pika e bardhë e penallisë në pjesën e parë.
Me këtë fitore, Interi afrohet në -3 pikë nga vendi i parë, Napoli (77), me 74 pikë.








