Ballina Lajmet Kosovë Asnjë marrëveshje për dalje nga kriza

Asnjë marrëveshje për dalje nga kriza

Takimi i thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me liderët e partive parlamentare për të gjetur një zgjidhje për bllokadën në Kuvend, nuk prodhoi rezultat konkret.

Liderët e partive politike e cilësuar si i pasuksesshëm dhe formal.

Të gjithë liderët, në forma të ndryshme, e përmendën rolin që mund të ketë Presidentja Vjosa Osmani për të ndihmuar në zhbllokimin e situatës, ndërsa mbetet e paqartë se si do të veprohet më tej nëse për 30 ditë nuk arrihet konstituimi i Kuvendit.