Laiciteti bëhet temë alarmi publik tek ne pothuajse vetëm atëherë kur përmenden Islami ose myslimanët, jo katolikët, jo ortodoksët, jo protestantët. Laiciteti tek ne rrezikohet vetëm nga myslimanët.
Në anën tjetër, myslimanët mbesin të heshtur sa herë gjatë vitit cenohet laicititeti i shtetit njëjtë (nëse është cenim, si në rastin e parë si në të dytin) nga të krishterët.
Pse ndodhë kjo? Sepse modeli i laicitetit që është importuar dhe internalizuar tek ne është ndërtuar mbi një histori kulturore kristiane, prandaj ai nuk funksionon si neutral ndaj të gjitha feve. Do me thënë, për një laik, katolicizmi nuk shihet si fe me norma e rregulla fetare por si kulturë. Në diskursin publik, Islami shpesh asociohet me Lindjen, prapambetjen apo rrezikun kulturor, ndërsa krishterimi me Evropën dhe modernitetin.
Pra, kemi të bëjmë me një hierarki kulturore të feve. Kjo hierarki nuk është e shkruar në ligj, por prodhohet përmes diskursit publik dhe interpretimit selektiv të parimit të laicitetit.
Kur laiciteti përdoret si instrument kundër një feje të caktuar dhe hesht ndaj të tjerave, ai pushon së qeni parim kushtetues dhe shndërrohet në mekanizëm kulturor të përjashtimit.
PhD Merjeme Gashi







