Atdhe Nuhiu transferohet në SC Rheindorf Altach

Atdhe Nuhiu është rikthyer në Austri.

Ish-reprezentuesi i Kosovës, Atdhe Nuhiu është rikthyer në ligën austriake pas plotë tetë vitesh, shkruan lajmi.net.

Nuhiu u transferua nga SK Rapid Vienna në Sheffield Wednesday në verën e 2013, ku ndër vite ishte i pëlqyer nga tifozët anglezë.

Për Sheffield, Nuhiu kishte regjistruar 242 paraqtije duke shënuar 40 gola në Championship.

“Në bisedat e mia me Damir Canadi dhe Werner Grabherr, u bë e qartë që projekti i klubit ishte interesant prandaj vendosa të vij këtu”, tha Nuhiu.

“Pas një viti të vështirë në Qipro, dua të rikthehem në nivelin tim më të lartë sa më parë që të jetë e mundur”, përfundoi Atdhe Nuhiu.