Athinë, përmbytjet shkaktojnë të paktën 11 viktima

Vërshimet e mëdha që kanë goditur kryeqytetin grek kanë lënë të vdekur të paktën 11 persona, ndërsa ekipet e shpëtimit ende po i kërkojnë të zhdukurit.

Vdekjet u raportuan në zonat Mandra, Nea Peramos dhe Magoula të Athinës, ndërsa autoritetet në qytetin Megara thanë se po kërkonin për dhjetëra banorë të zhdukur.

“Kemi pasur qindra thirrje për ndihmë,” tha Stavros Fotiou, nënkryetari i bashkisë së Megara, për Al Jazeera.

“Po përpiqemi të hyjmë në disa zona dhe të hapim rrugët, por shiu ende nuk është ndalur”, shtoi ai.

Fotiou ende nuk mund të konfirmojë numrin e shtëpive dhe automjeteve të dëmtuara, por tha se autoritetet lokale komunale po punonin me zjarrfikësit për të ndihmuar njerëzit që ishin të zhvendosur.

Sipas mediave greke, shira të forta pritej të vazhdojnë gjatë gjithë mbrëmjes. /MESAZHI/