Atletico Madridi përmbys Valencinë

Atletico Madridi ka fituar në shtëpi ndaj Valencias në kuadër të javës së 23-të në La Liga me rezultat 3-2 edhe pse ishte duke humbur me dy gola nga pjesa e parë.

Los Colconeros arritë të fitonin me dy gola të shënuar në kohën shtesë.

Ndeshja u hap në minutën e 25-të, kur Yunus Musah i Valencias shënoi për 1-0.

Në fundin e pjesës së parë mysafirët arritën të shënonin edhe golin e dytë në ndeshje.

Toni Lato ishte ai që asistoi te Hugo Duro, që shënoi për 2-0.

Në pjesën e dytë Atletico u këndell paksa dhe filloi sulmet drejt portës së Valencias.

Atletico arriti ta ngushtojë epërsinë e Valencias, kur Matheus Cunha shënoi për 2-1.

Luis Suarez dhe Angel Correa kishin raste të mira për të shënuar dhe barazuar rezultatin në minutat 70-të dhe 80-të, por që nuk ishin të saktë.

Por Correa nuk gaboi në fundin e ndeshjes, kur gjeti rrjetën për 2-2.

Kur të gjithë prisnin që ndeshja të mbyllej në barazim, në skenë doli Mario Hermoso që shënoi për 3-2, duke kompletuar një rikthim të çmendur.

Atletico Madridi pas fitores mbetet në vendin e katërt me 36 pikë, ndërsa Valencia e nënta me 29 pikë.