Atletja Luiza Gega e mbyll në vend të 13-të garën në Tokio

Luiza Gega

Atletja shqiptare Luiza Gega garoi në finalen olimpike të 3000 metrave me pengesa dhe doli në vendin e 13-të.

E vetmja sportiste nga Shqipëria që arriti të kualifikohet në një prej finaleve të Tokio 2020 e nisi garën në orën 13:00 përkrah vajzave më të shpejta të botës.

Shqipëria pati një paraqitje më dinjitoze në Lojërat Olimpike të këtij viti sesa në “Rio 2016” ku konkretisht atletja Gega nuk mundi të garonte për shkak të një problemi me tendinat.

“Tokio 2020” u mbyll për Shqipërinë me Briken Caljan të katërtin në botë për peshëngritje dhe Luiza Gegën finaliste në 3000 metra me pengesa. /euronews