Austri– Provincat shtrëngojnë rregullat antiCovid-19 për të pavaksinuarit

Në Austri numri i infeksioneve po çon në rregulla më të rrepta të koronavirusit për të pavaksinuarit.

Pas shteteve federale të Styrias dhe Tirolit, Austria e Sipërme dhe Karinthia së shpejti nuk do të lejojnë më personat e pavaksinuar të hyjnë në restorante dhe bare, në kushte të caktuara.

Masat do të hyjnë në fuqi në Austrinë e Sipërme më 8 nëntor, ndërsa në Carinthia më 4 nëntor.

Rregullat zbatohen për lokalet dhe baret gjatë natës si edhe për festa për 500 ose më shumë persona.

Mund të hyjnë vetëm të vaksinuarit dhe të shëruarit.

Në shumë vende do të jetë e detyrueshme mbajtja e maskës FFP2, ndërsa kontrollet do të intensifikohen. /atsh