Autoritetet Amerikane thanë se kanë goditur një grup ndërkombëtar ransomware

Hive e përdorte ransomware si një shërbim ku administratorët krijonin variante me ndërfaqe lehtësisht të përdorshme. Administratorët më pas rekrutonin bashkëpunëtorë të cilët e përdornin softuerin për sulme.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë tha se ka shpenzuar muaj duke infiltruar dhe ndërhyrë në operacionet e grupit të ransomware Hive njoftoi agjencia ditën e Enjte.

DOJ thotë se Hive kishte vënë në shënjestër mbi 1500 viktima në 80 vende të botës duke kërkuar qindra miliona dollarë në pagesa.

Duke punuar me agjencitë ligjzbatuese Gjermane dhe Holandeze, FBI konfiskoi serverët dhe uebsajtet e Hive duke ngadalësuar sulmet e grupit dhe përpjekjet për të shantazhuar viktimat.

Infiltrimi i parë në rrjetin e Hive u bë në Korrik të 2022, duke ofruar mbi 300 çelësa dekriptimi për viktimat aktuale të Hive dhe mbi 1000 çelësa të tjera për viktimat e mëparshme dhe si rezultat parandaluar 130 milionë dollarë pagesa.

Agjencia nuk ka njoftuar asnjë arrestim. Megjithatë është ende duke hetuar grupin sipas NBC News.

Hive e përdorte ransomware si një shërbim ku administratorët krijonin variante me ndërfaqe lehtësisht të përdorshme. Administratorët më pas rekrutonin bashkëpunëtorë të cilët e përdornin softuerin për sulme.

Për shembull Hive mund të vidhte të dhënat e viktimave dhe të enkriptonte sistemet e tyre. Bashkëpunëtorët më pas kërkonin para në këmbim të çelësave të dekriptimit duke premtuar mos publikimin e të dhënave.

Nëse viktimat paguanin, bashkëpunëtorët dhe administratorët ndanin fitimit 80/20. Ata që nuk paguanin gjenin të dhënat e tyre të publikuara në internet.

/PCWorld Albanian