Avionë luftarakë të Forcave Ajrore të Polonisë kanë ndërprerë dhe shoqëruar një “avion zbulues rus” që fluturonte mbi ujërat ndërkombëtare të Detit Baltik, pranë hapësirës ajrore polake, njoftoi Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura të Polonisë.
Sipas deklaratës zyrtare, avioni u identifikua vizualisht dhe u monitorua nga afër teksa operonte pranë zonës së përgjegjësisë së Polonisë. Autoritetet theksuan se nuk është shënuar asnjë shkelje e hapësirës ajrore polake.
“Pavarësisht periudhës së festave, nata e kaluar ka qenë e ngarkuar për shërbimet e mbrojtjes ajrore të Polonisë,” thuhet në njoftimin e komandës, i publikuar në platformën X.
Incidenti vjen në një kohë tensionesh të vazhdueshme në rajonin e Baltikut, ku aktivitetet ajrore ushtarake monitorohen nga afër nga vendet anëtare të NATO-s. /mesazhi






