Avokati i krishterë flet për Vëllazërin Myslimane!

A general view of the first Egyptian parliament session after the revolution that ousted former President Hosni Mubarak, in Cairo January 23, 2012. Egypt's parliament began its first session on Monday since an election put Islamists in charge of the assembly following the overthrow of Mubarak in February. REUTERS/Khaled Elfiqi/Pool (EGYPT - Tags: POLITICS) - RTR2WPY5

Dëshmi para Kongresit…

Sot, Vëllazëria Myslimane është duke e paguar shumë shtrenjtë faturën e veprimeve të tyre. Të gjitha vendet janë kthyer kundër tyre saqë disa kanë përfituar nga rrethanat dhe situatat duke parashtruar kërkesa pranë Kongresit Amerikan. E që përmes të cilave kërkohet që kjo Lëvizje të shpallet dhe të futet në listën e organizatave dhe lëvizjeve terroriste.

Sot, kur po mbush 48 ditë nga dita kur jam shpërgulur në atë vend dhe kur të thinjat kanë pushtuar kokën time duke më kthyer në një të moshuar kokë zbardhur. Në këtë kohe, e dijë mirë se koha e mbetur nga jeta ime nuk mund të jetë sa koha që ka kaluar nga kjo jetë andaj sot e ndjejë obligim, më shumë se asnjëherë tjetër, që të mos heshtë por të flas rreth asaj që jam i bindur se është e vërtetë edhe përkundër çmimit.

Kjo është dëshmia ime, si një avokat egjiptian, i krishterë. Jam nga ata koptet e pakët që kanë thyer urdhërin e Papes duke marrë pjesë në protestën e nderit të 25 Janarit të vitit 2011.
Vëllazëria, janë prej lëvizjeve islame me fleksibilitet më të lartë dhe me ekstremitetim dhe fanatizmin më të ulët karshi lëvizjeve tjera.

Unë mund të dëshmojë se Vëllezërit janë burimi i vetëm për besueshmëri, paqe dhe respekt karshi referencave tjera të mendjes myslimane. E për këtë, shkatërrimi i Vëllezërve do të thotë humbje e një shansi të çmuar dhe hapje e derës për lëvizjet dhe organizatat tjera terroriste.

Për këtë arsye, me të vërtetë unë e shoh se Vëllezërit Mysliman nuk janë lëvizje terroriste. Kjo është dëshmi që vije pas përafrimit dhe bashkëveprimit, të pa qëllimtë, me elitën e kësaj lëvizjeje gjatë vitit 2011.

“Dëshmi para Zotit dhe kohës”, unë kam qenë në komisionet qytetare të cilat janë formuar në kohë kur el-Adli kishte tërhequr njerëzit e tij nga rruga dhe kur el-Adli kishte hapur burgjet duke i lënë të lirë dhe duke ia hedhur në qafë qytetarëve të Egjiptit të gjithë ata vrasës, kriminel, hajdutë, etj, që ishin brenda këtyre burgjeve. Kjo ishte bërë për të shtypur civilët e pambrojtur dhe për të “edukuar” qytetarët e thjeshtë që kishin dal në përkrahje të revolucionit të tyre.

Në këtë kohë, nuk mund të harrojë se , Vëllazëria Myslimane ishin udhëheqësit që me sukses arritën të themelonin dhe të organizonin këto komisione qytetare. Kjo ishte arritur me një sukses shumë të lartë.

Unë dëshmoj para Zotit se ishin ata që kishin dal para Kishës dhe ishin vënë në mbrojtje të saj ashtu siç e mbronin Xhaminë. Ata dolën duke sakrifikuar jetën e tyre, pasurinë e tyre, dhe tërë atë që posedonin duke e mbrojtur vendin e tyre pa bërë asnjë dallim mes shtëpisë dhe pasurisë së të krishteritë apo myslimanit.

Në atë kohë e kam kuptuar se fanatizmi i Vëllezërve Mysliman është një gëzhojë e jashtme ku nën të fshihen shumë shumë vlera dhe virtyte. Po ashtu, atë kohë e kam kuptuar se fanatizmi fetarë nuk është rreziku që kërcenon dhe kanosë vendin tim por ajo që rrezikon vendin tim është korrupsioni i paskrupullt, humbja e moralit dhe adhurimi i pushtetit dhe pushtetarëve.
Ibrahim Munir Hana
Avokat/ el-Mansurah