Babai i Aulonit njofton zhvillimet e reja për gjykimin e vrasësve të të birit

Babai i Aulon Zekës, Afrim Zeka, ka njoftuar se po vazhdojnë procedurat gjyqësore për dënimin e vrasësve të djalit të tij të mitur 16 vjecar, vrasje e cila ka tronditur vendin.

Afrim Zeka, përmes një postimi në Facebook ka dokumentuar ftesën që i është bërë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për të marrë pjesë në seancën e parë gjyqësore.

Aulon Zeka u vra në gjakftohësi në mëngjesin e 16 shtatorit, ndërsa për vrasjen e tij dyshohet se përgjegjës janë dy të mitur poashtu 16 vjecar, njëri mashkull e tjetra femër.

Asnjëri prej tyre nuk kanë pranuar fajësinë para prokurorit të rastit, që për shkak të moshës së të dyshuarve, po hetohen nga Departamenti për të Mitur i Prokurorisë Themelore të Prishtinës. /MESAZHI/