
Irani po përgatitet të përballet me mungesa të gazit natyror gjatë dimrit, pasi dëmet e shkaktuara nga sulmet amerikane dhe izraelite kanë thelluar problemet energjetike me të cilat vendi përballet prej vitesh.
Megjithëse Irani zotëron rezervat e dyta më të mëdha të provuara të gazit natyror në botë, pas Rusisë, qeveria iraniane ka parashikuar një mungesë prej rreth 430 milionë metrash kub gaz në ditë gjatë periudhës së kërkesës maksimale në dimër.
Kjo mungesë mund të ndikojë si te furnizimi i familjeve, ashtu edhe te aktiviteti i industrive.
Infrastruktura energjetike e Iranit prej kohësh përballet me probleme për shkak të mungesës së investimeve, pajisjeve të vjetruara dhe sanksioneve ndërkombëtare, të cilat kanë kufizuar mundësitë financiare dhe furnizimin me teknologji të nevojshme. /mesazhi







