Baidu zbulon rivalin e ChatGPT quajtur ERNIE bot

Gjatë demos roboti i komunikimit mund të përmblidhte një novelë Kineze dhe të jepte sugjerime sesi të shkruhej teksti i librit nëse do të zgjerohej një ditë.

Baidu, gjiganti Kinez i kërkimit, ka prezantuar përgjigjen ndaj ChatGPT të Open AI. Versioni më i fundi i ERNIE (Enhanced Representation through Knowledge Integration) ka qenë në zhvillim gjatë dekadës së kaluar dhe për herë të parë u lançua në 2019-ën.

Gjatë një evenimenti për shtypin, CEO i Baidu Robin Li tha se ky version i ERNIE Bot ka fuqitë e GPT-4, versionit më të fundit të modelit gjuhësor të OpenAI lançuar vetëm pak ditë më parë.

Roboti ka 550 miliardë fakte në grafikun e tij të njohurive, por shumica janë të përqendruara në tregun Kinez. ERNIE Bot ka fuqinë për t’ju përgjigjur pyetjeve të një përdoruesit përmes përgjigjeve audio në dialekte të ndryshime Kineze, por gjithashtu mund të gjenerojë edhe imazhe dhe video.

Gjatë demos roboti i komunikimit mund të përmblidhte një novelë Kineze dhe të jepte sugjerime sesi të shkruhej teksti i librit nëse do të zgjerohej një ditë.

Në një demo tjetër mund të sugjeronte emra për kompani teknologjike, sipërmarrje, të shkruante slogane e madje të gjeneronte edhe newsletter me një numër të caktuar fjalësh.

Li ha se 650 kompani janë regjistruar për të përdorur teknologjinë e ERNIE Bot. /PCWorld Albanian