Politikanë cipëplasur që kanë lidhur kontratë me paturpësinë
Retorika bajate e pushtetit iu është rikthyer deklarimeve për kinse shtete keqdashëse ndaj Shqipërisë që diktojnë protestat antiqeveritare.
Dhe Irani, si gjithnjë, zë një vend të veçantë në konspiracionet e qeverisë. më i zellshmi për t’i artikuluar ato në publik është njëherësh dhe me cipëplasuri, një emër që ngjan të ketë lidhur kontratë me paturpësinë, Taulant Balla.
Në një reagim të tij mbi përplpasjet e protestuesve me Policinë para Parlamentit, ai deklaroi:
“Persona të identifikuar prej nesh me lidhje të qartë me Gardën Revolucionare të Iranit janë organizatorët kryesorë të akteve të dhunshme”.
Një e tillë deklaratë, pos që e pabesueshme, edhe për shkak të stërkonsumimit prej afro dy muajsh, e shndërron Ballën porsi Berisha. Ky i fundit njihet për akuza që kurrë nuk i provon. Por nuk është i vetëm; paska plot shokë dhe ndër kundërshtarë politikë! /tesheshi






