Ballkani triumfon në derbin ndaj Dritës, fitojnë edhe Llapi e Ulpiana

Janë luajtur sot tri ndeshje në kuadër të xhiros së 13-të në Superligën e Kosovës.

Skuadra e Ballkanit ka arritur të mposht Dritën me rezultat 2-0, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë përkundër rasteve nga të dyja ekipet u mbyll baras 0-0.

Ndërkohë në pjesën e dytë, vendasit shënuan dy herë përmes Theophilius Solomon fillimisht në min e 54′ për 0-1.

Katër minuta më vonë Solomon shënoi sërish për të vulosur fitoren e Ballkanit 2-0.

Tani Ballkani është lidere me 24 pikë, ndërsa Drita është e dyta me 22 pikë.

Llapi ndërkohë ka arritur fitoren e radhës pasi mposhti Malishevën 0-1.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Mendurim Hoti në min e 84′ për t’i dhënë tri pikë shumë të vlefshme ekipit të tij.

Llapi tani ka 18 pikë në pozitën e pestë, ndërsa Malisheva ka 11 pikë në pozitën e tetë.

Ulpiana gjithashtu ka arritur fitore, pasi mposhti Drenicën 0-1.

Golin e fitores për Ulpianën e shënoi Marclei në min e 85′.

Ulpiana tani ka 16 pikë në vendin e shtatë, ndërsa Drenica mbetet e katërta me 20 sosh.