Bamirësia turke arrin tek nevojtarët në Somali

“Ne jemi në kryeqytetin Mogadishu. Kemi shpërndarë ushqime për familjet që janë në një situatë të vështirë për shkak të thatësirës”, theksoi në një njoftim fondacioni IHH

Fondacioni për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) me bazë në Stamboll theksoi se ka ofruar pako ushqimore për 427 familje në Somali, si pjesë e aktiviteteve të saj gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne jemi në kryeqytetin Mogadishu. Kemi shpërndarë ushqime për familjet që janë në një situatë të vështirë për shkak të thatësirës”, theksoi në një njoftim fondacioni IHH.

Në njoftim thuhet se thatësira në Somali, e shkaktuar nga sezoni i reshjeve nën mesataren që nga viti 2020, ka prekur seriozisht njerëzit. Vlerësohet se 4,3 milionë njerëz janë prekur drejtpërdrejt, ndërsa të paktën 500.000 janë zhvendosur. /aa