Bangladesh, rritet në 27 numri i viktimave si pasojë e përmbytjeve

Është rritur në 27 numri i viktimave si pasojë e përmbytjeve pas shirave intensivë në Bangladesh, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët njoftuan se 27 persona kanë humbur jetën, përfshirë 17 persona që janë goditur nga rrufetë, 5 janë mbytur, 4 nga rrëshqitjet e dheut dhe një nga përplasja e anijeve.

Ministri i Ndihmës dhe Menaxhimit të Fatkeqësive në Bangladesh, Enamur Rahman tha se “Deri më tani 10 nga 64 rajone në vend janë prekur nga përmbytjet”.

Ai theksoi se rajonet verilindore Sylhet dhe Sunamganj nuk janë përballur me përmbytje kaq të madhe në historinë e tyre prej më shumë se 100 vitesh.

Si pasojë e përmbytjeve në rajon janë prekur mbi 5 milionë njerëz ndërsa mijëra të tjerë kanë mbetur të bllokuar.

Njoftohet se ushtria po punon për të shpëtuar personat e bllokuar. Të paktën 10 persona janë plagosur pasi dy anije janë përplasur mbi lumin Padma për shkak të rrjedhës intensive.

Në rrëshqitjet e dheut në zona të larta të qytetit në 15 vitet e fundit kanë humbur jetën mbi 200 persona. /aa