Banori Omar Horanieh thotë se njerëzit ende po gjuajnë me armë në Damask, por si një festë dhe jo për të luftuar.
“Lufta ka përfunduar midis rebelëve dhe ushtrisë siriane – ose çfarë ka mbetur nga ushtria siriane,” tha ai, duke shtuar se njerëzit vazhdojnë të thërrasin, “Allahu është më i madhi” dhe “Liri!”.
Banori shtoi se të gjithë në rrugë “po kërcejnë, këndojnë dhe festojnë”.
Horanieh theksoi se njerëzit në Damask janë “të lumtur dhe të kujdesshëm”.
“Ne nuk e dimë se çfarë do të vijë më pas,” tha ai.
“Të shtënat nuk u ndalën kurrë, por ne jemi të lumtur që kjo është festë, jo përleshje”, tha banori.








