Barazojnë Man Utd dhe Milani

Manchester United dhe AC Milan kanë barazuar në kaudër të 1/8 të finales së Europa League.
Manchester United dhe AC Milan janë ndeshur në një ndeshje elektrizuese në “Old Trafford”, transmeton lajmi.net.

Befasisht, ishte Milani i cili dominoi pjesën e parë, “Rossonerët” shënuan dy herë gol, por u anuluan shkaku i pozitës jashtë loje dhe VAR.

Leao shënoi në fillim të ndeshjes, por goli u cilësua pozitë jashtë loje, dhe Kessie shënoi një gol të bukur në min (11′), por që u anulua nga sistmei VAR, pasi u konfirmua që mefushori “Rossoner” e ka prekur topin me dorë.

Skuadrat shkuan në pushime me rezultatin pa gola. Manchester United 0-0 AC Milan.Në pjesën e dytë, “The Red Devils” u treguan më agresivë dhe morrën iniciativën rrjedhimisht.

Ishte talenti i ri Amad Diallo i cili u bë protagonist i kësaj ndeshje, Diallo erdhi tek United nga Atalanta.Diallo u inkuadrua në min 46′ në lojë, dhe arriti të shënojë pas katër minutash qëndrim në fushë.Amad Diallo zhbllokoi rezultatin në min (50′) pas një asistimi të mirë nga Bruno Fernandes.

Por, “Rossonerët” nuk u dorëzuan lehtë, Rade Krunic asistoi për Simon Kjaer i cili shënoi në min (92′) një gol tejet të rëndësishëm për kualifikimin tutje.Rezultati përfundimtar, Manchester United 1-1 AC Milan.