Barca barazon në shtëpi

Barcelona nuk ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen e tretë radhazi duke barazuar 1-1 me Athletic Bilbaon në Camp Nou.

Oscar de Marcos i kaloi mysafirët në epërsi katër minuta para përfundimit të pjesës së parë, njofton Klan Kosova.

Ndërsa në fund të pjesës së dytë, në minutën e 84-të, Leo Messi asistoi për Munir el Haddadin i cili ua siguroi katalunasve një pikë.

Barcelona tashmë gjendet në krye të tabelës me një pikë më shumë se Real Madridi që sot zhvillon derbin kundër Atletico Madrid.