Barça fiton minimalisht ndaj Cadizit

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore ndaj Cadizit në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në La Liga.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Portugalisë, Joao Felix, shkruan Indeksonline

Felix shënoi një gol tejet të bukur me stilin “rovershat” që ishte i vetmi në këtë ndeshje.

Me këtë fitore, ekipi i Xavit shkon në kuotën e 70 pikëve në pozitën e dytë, tetë më pak se vendi i parë, Real Madrid (78).